Berbatov show shenon Behrami barazon Siti
Dimitar Berbatov ka qene dhe heroi i skuadres se tij ne ndeshjen kunder Blekbernit ne Old Trafford duke shenuar 5 nga 7 golat e Junajtid ne porten e Blekbernit te cilen e poshteruan 7-1. Gjithcka qe bullgari prekte shnderrohej ne ar. E ne titujt e sotem te shtypit eshte 29-vjecari ai qe do te lere ne hije Runin partnerin e sulmit i cili realizoi golin deciziv ndaj Gllasgou Rejnxhersit. Fitore ka sigluar edhe Arsenali 4-2 ndaj Aston Viles. Ndersa Mancester Siti shperdoroi nje mundesi te arte per te mos humbur kontaktin me kreun pas barazimit me Stok Sitin ne fushen e ketyre te
fundit 1-1. Miqte kryesonin deri ne minuten e 90-te te ndeshjes. Uest Hem triumfon fale edhe ndihmes
se mesfushorit kosovar me pasaporte zvicerane Valon Behrami duke marre tri pike te rendesishme. Mesfushori shenoi golin e pare kunder Uiganit ne fitoren 3-1.