Interi pa sulmues kunder Parmes
Sot ne mesdite Interi do perballet me Parmen pa dy sulmuesit e pare Samuel Eto dhe Diego Milito. I pari ka qene i jashtezakonshem kete sezon por nuk do mund te luaje per shkak te skualifikimit qe ka marre ndersa i dyti qe ka qene vendimtar pergjate gjithe sezonit te kaluar eshte i detyruar te qendroje jashte fushes se gjelber per shkak te demtimit. Roli i ketyre dy lojtareve eshte alternuar thuajse gjithnje kur trajnerit i duhej te vendoste per sulmuesin e pare por ndaj Parmes nuk do te jete asnjeri prej te dyve. Zikaltrit do te kene veshtiresi te medha pa keta dy lojtare dhe natyrisht qe mungesa e tyre nuk le shume hapesire per optimizem. Goran Pandev do te kete celesin e sulmit ndaj emiljaneve. Keq jane gjerat edhe per Romen. Klaudio Ranieri do ti duhet te luaje ne Renco Barbera te Palermos pa sulmuesit Mirko Vucinic dhe Adrianon. Sulmuesi malazez i Romes eshte demtuar ne stervitjen e djeshme. Vucinic ka ndrydhur kaviljen e majte. Mjeket e stafit verdhekuq do vleresojne gjate diteve ne vazhdim gjendjen e lojtarit dhe kohen e rikthimit te tij ne fushe. Por sipas disa diagnozave te para malazezi pritet te qendroje larg fushave per te pakten 2-3 jave. Pervec malazezit Ranieri per transferten e Palermos nuk do kete ne dispozicion te skualifikuarin Nikolas Burdizo dhe te demtuarit Simone Perrota Adriano Rodrigo Tadei Stefano Okaka e Leandro Greko.