Haliti shenon e mund Bekamin Januzi barazon
Sulmuesi shqiptar Labinot Haliti me golin e tij ne fitoren 2-1 te australianeve te Njukasell Xhets ne miqesoren kunder amerikaneve te Los Anxheles Galaksi mposhti jo nje lojtar dosido por yllin anglez Dejvid Bekham. Landon Donavan i dha avantazhin Los Anxheles Galaksi ne minuten e 8-te ndersa Njukasell Xhets barazoi me ane te veteranit Sasho Petrovski gjashte minuta perpara perfundimit te pjeses se pare. Haliti i cili luajti edhe per pak kohe me Teuten e Durresit ne sezonin 2007-2008 shenoi golin e fitores ne minuten e 52-te pas nje topi te marre nga Kesej Uehrman. Nderkaq ne Ukraine Ahmet Januzi ka shenuar golin e barazimit ne minuten e fundit te lojes per Vorsklan ne transferte ndaj Tavrija Simferopol 2-2.