Shkelzen Berisha Kosta Trebicka perjashtoi perfshirjen time

Djali i kreut te egzekutivit Shkelzen Berisha ka reaguar dje pas botimit ne shtyp te nje artikulli te revistes amerikane Rolling Stone bazuar ne rrefimet e ortakut te Diverolit djaloshit Packouz mbi trafikun e armeve perfshire ngjarjet ne Shqiperi.
Duke i quajtur akuzat te perseritura Berisha shkruan mes te tjerash ne nje email drejtuar mbreme redaksive
Kane kaluar tre vjet qe nga dita kur kjo histori u publikua per here te pare ne mars te vitit 2008 dhe qe atehere nuk eshte gjetur asnje element i vetemqe te provoje perfshirjen time te drejtperdrejte apo indirekte ne asnje pjese te saj
Me pas djali i kryeministrit te vendit shton I ndjeri Trebicka qe ishte njekohesisht protagonist dhe denoncues i kesaj historie ne disa intervista te dhena ne media te ndryshme ka perjashtuar perfshirjen time ne te Tre vjet me pas cdo linje hetimi e zhvilluar ne Shqiperi apo SHBA ka provuar se akuzat e hedhura ndaj meje kane qene krejtesisht te paverteta.
Z.Berisha shkruan me tej se botimi i ketij artikulli ne median amerikane eshte perpjekje per ta lidhur emrin e tij me kete histori dhe vendosin ta riciklojne ate para cdo fushate elektorale me shpresen se nje e pavertete qe perseritet behet e besueshme.
Artikulli i fundit i Rolling Stone nxirrte detaje te reja nga aktiviteti i dy djemve amerikane te kompanise AEY perfshire pjesen lidhur me Shqiperine.
Shkelzen Berisha permendet ne pergjimin e bisedes mes Diverolit dhe te ndjerit Trebicka kur ky i fundit kerkoi sqarime per heqjen e tij nga puna e ripaketimit te municioneve. Ne biseda del se zyrtaret e Ministrise se Mbrojtjes kerkuan shmangien e Trebickes pasi kete pune do ta bente nje shok i djalit te kryeministrit.
Me vone Diveroli i quan qeveritaret shqiptare te perfshire ne afere kafshe qe kane dale jashte kontrollit. Trebicka ka rrefyer se ka takuar edhe Shkelzenin per sqarime dhe ky ia ka mohuar pjesemarrjen ne afere por me vone Trebicka u vra ne nje aksident te dyshimte.