Ekzekutohen me arme babai me dy djemte autori i paidentifikuar
Tronditet perseri qyteti i Elbasanit. Nje ngjarje tragjike ka ndodhur sot ne oret e para te mengjesit rreth ores 600. Ku kane mbetur te vrare tre persona te familjes viktimat jane Emin Muhmuti 60 vjec Xhelal dhe Pellumb Mahmuti. Ngjarja ka ndodhur prane shkolles Jorgji Dilo ku ka qene edhe banesa e familjes Muahmuti.
Nga te dhenat mesohet te kete mbetur e plagosur edhe nusja e shtepise Myzejen Qosja 43-vjec e cila ndodhet ne gjendje te rende per jeten ne spitalin ushtarak te Tiranes.
Nga hetimet e para te bera nga policia mesohet te kete qene si shkak hakmarrja e autorit kundrejt djalit te familjes Zenel Mahmuti i cili para shume vitesh ka kryer nje vrasje. Aktualisht djali i trete i familjes Mahmuti ndodhet jashte vendit por nuk dihet se ku.
Autori i ngjarjes ka shkuar ne shtepine e viktimave ku ka qelluar me arme zjarri per vdekje tre familjaret me pas ai ka qelluar edhe nusen e familjes e cila ka mbetur e plagosur me nje plumb ne koke.
Mesohet se ka qene nje ekzekutim i mire organizuar sepse dyshohet te jene qelluar me arme me silenciator. Nga burimet e policise behet e ditur se njerit prej djemve te familjes Zenel Mahmuti i eshte bere nje atentat ku e kane qelluar me arme ai ka mundur te mbijetoje.
Policia nodhet ne vendin e ngjarjes per te zbardhur rrethanat e kesaj tragjedie. Nga te dhenta e fundit mesojme se policia ka vendosur nje shume pre 50 mje dollarresh per te zbulluar autorin e ketij krimi.