E Diel, 1 Nëntor 2026

Amnistia fiskale, kryhet brenda ketij viti



Amnistia fiskale do te kryhet brenda ketij viti, pasi ky eshte momenti me i volitshem. Ne takimin e pare me grupet e interesit, ministri i Financave beri me dije propozimet e para. Kreu i financave shqiptare, ftoi opoziten qe te behet pjese e ndryshimeve ligjore e fiskale, pasi keshtu procesi ka me shume garanci. "Mendojme qe koha me e mire, nese do te arrijme, do te ishte nje periudhe 6-7 mujore per amnistine, qe te mbyllej me fundin e vitit. Kur themi se do te falesh per kete e per kete, do te thote qe masat shtrenguese ndaj atyre qe krijojne evazion, qe fshehin te ardhurat, qe nuk respektojne kuadrin ligjor do te jene me represive",-tha Ridvan Bode, minister i Financave. Ne tryezen e organizuar nga Ministria e Financave, Dhoma e Tregtise dhe Industrise paraqiti nje kerkese te re per pagesen e aseteve dhe per faljen. "Propozimi i Dhomes se Ttregtise per kete proces formalizimi te ekonomise shqiptare, eshte perdorimi i nje tarife 2-3 per qind. Amnistia dhe legalizimi i mjeteve financiare te qytetareve shqiptare, per shumat deri ne 150 mije euro. Propozimi i Dhomes per legalizimin e mjeteve financiare konsiston ne aplikimin e nje tarife jo me shume se 5 per qind. Lidhur me legalizimin e aseteve ne formen e pasurive te paluajtshme te qytetareve ne propozojme nje tarife zero, per te stimuluar ata qe te jene pjese e sipermarrjeve dhe ekonomise ne vendin tone ",-tha Nikolin Jaka, kreu i Dhomes se Tregtise dhe Industrise Tirane. Kerkese e biznesit ishte dhe perjashtimi i politikaneve dhe zyrtareve nga falja, kerkese qe u vleresua si e drejte. "Mendoj qe zyrtaret qe kane pasur apo kane detyrimin per te deklaruar pasurite e tyre, te mos perfitojne nga kjo amnisti", vijoi Bode. Sipas zyrtareve te financave, amnistia eshte e nevojshme dhe kerkese e kohes, sepse vjen pas nje sere reformash, si vendosja e kasave fiskale, ligji per deklarimin e te ardhurave apo vendosja e pullave te reja fiskale. Gjate diteve ne vijim shoqatat e biznesit do te dorezojne draftet me propozime per sektoret e tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›