E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkëlzen Berisha:S’jam takuarkurrë me Fazlliç dhe Hamoviç

Të tjera rreth shkrimit Berisha, me “mafinë” serbe kundër Kosovës Rama: Interpelancë urgjente me Berishën Energjia, Serbët fitojnë nga bllokimi Linja me Kosovën, tërhiqet qeveria shqiptare TIRANË - Shkëlzen Berisha, djali i kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, ka reaguar të hënën ndaj një shkrimi të botuar në gazetën “Zëri”.

Në reagimin e Berishës thuhet:
"Dje në gazetën tuaj në shkrimin me titull “Sali Berisha, me “mafinë” serbe, kundër Kosovës” në një nga paragrafët e tij pohohet se sipas burimeve (që nuk publikohen) të gazetës suaj, unë jam takuar me zotërinjtë Vuk Hamoviq dhe Damir Fazlliq në Vjenë të Austrisë me qëllim ndihmën për bizneset e tyre dhe pengim të projekteve energjetike që lidhin Kosovën dhe Shqipërinë".
 
“Dëshiroj t’iu bëj me dije ju dhe mbarë opinionit të Kosovës që kjo është një shpifje e ulët, pasi unë nuk jam takuar kurrë dhe asnjëherë me z. Vuk Hamoviq dhe as me ndonjë ndihmës, apo përfaqësues te tij, as në Vjenë e as në ndonjë vend tjetër të rruzullit, për asnjë lloj pune, apo biznesi, dhe madje nuk kam as njohje me të”, thekson në reagimin e tij djali i kryeministrit Berisha.

Ai deklaron se takimi i tij me Hamoviç dhe Fazlliç është trillium.
“Takimi i supozuar mes meje, z. Hamoviç dhe z, Fazlliç është fund e krye një trillim i ulët i artikullshkruesit. Në përputhje me kodin e etikës, kërkoj botimin e plotë të këtij përgënjeshtrimi në të njëjtën hapësirë dhe germë si gënjeshtra e botuar dje, të shoqëruar me ndjesën përkatëse për shpifjen e bërë ndaj meje”, përfundon reagimi i Shkëlzen Berishës.

(aq/ZËRI/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›