E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata Administrative, PD-PS nuk bien dakord për numrin e gjykatave

TIRANE - Pas më shumë se katër javësh diskutime në Komisionin Parlamentar të Ligjeve, ligjit për Gjykatën Administrative po i jepet dora e fundit. 

Partia Socialiste dhe Ministria e Drejtësisë nuk kanë gjetur konsensus për një nga nenet mjaft të rëndësishme, si struktura e gjykatave, ku opozita propozon 6 gjykata administrative të pavarurura, ndërsa Ministria mbështet variantin e Dhomave Administrative. 

Por pavarësisht ndasive për këtë çështje, palët shprehin gatishmërinë për ta përmbyllur brenda kësaj jave këtë projekt/ligj.

“Ndarjet më të mëdha ishin në nenin katër, që kishte të bënte me organizimin e Gjykatave Administrative. Ministria është me mendimin që këto të organizohen mbi bazë Dhomash Administrative, ishte një propozim në fakt që erdhi sot, ndërsa ne jemi të mendimit që këto të jenë gjykata të mirëfillta të pavarurua edhe nga pikëpamja e funksionimit dhe organizimit të tyre. Ne padyshim do të vazhdojmë të bisedojmë me Ministrinë e Drejtësisë dhe besoj që në ditët në vijim do të gjejmë konsensusin e duhur edhe për ato pika të cilat në pamje të parë duket sikur na ndanë sot.”- deklaroi përfaqësuesi i PS-së, Armando Subashi.

Me ngritjen e Gjykatave Administrative mundësohet zgjidhja e konfliktit shtet-biznes në një kohë të shkurtër dhe në mënyrë të paanshme.

(er.nu/news24BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Gjykata Administrative, PD-PS nuk bien dakord për numrin e gjykatave

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›