E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli ne Japoni viziton zonat e goditura nga cunami

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli në Japoni, nisi nga Sendai, qytet, i cili në marsin e një viti më parë u godit nga tërmeti dhe tsunami, që shkaktuan qindra humbje të jetëve njerëzore. Në takimin me autoritetet e zonës Topalli shprehu solidaritetin me popullin japonez, duke vlerësuar kurajon dhe vetëpërmbajtjen e treguar nga banorët e zonave të prekura nga tërmeti. Duke vlerësuar se kjo vizitë do të ketë një impakt në marrëdhëniet mes dy vendeve, zonja Topalli tha se Shqipëria është një vend i vogël, por me një pozicion strategjik dhe një faktor i rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin në Ballkan. Më pas, Kryetarja e Kuvendit vizitoi edhe zonën e dëmtuar nga tërmeti i 11 Marsit të vitit 2011. Në ditën e dytë të vizitës zyrtare, Kryetarja e Kuvendit do të jetë në Tokio, ku do të pritet në takim nga homologu i saj, Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, z. Takahiro Yokomichi. Kryetarja e Kuvendit do të takojë edhe Presidentin e Dhomës së Këshilltarëve, dhe personalitete të tjera të larta të jetës parlamentare e më gjerë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›