Aksident ne Mamurras 4 te plagosur

Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën në rrugën nacionale Fushë Krujë-Mamurras. Sipas policisë rrugore ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Derven të Krujës. Një autoveturë tip x5 me targa të Krujës është përplasur me një autoveturë tip fiat punto me targa të Pukës. Dy automjetet pasi janë përplasur në rrugë, kane dalë jashtë saj, ku autovetura X5 është pëplasur me një bordurë e më pas ka bërë disa saltro. Si pasojë e kësaj përplasje janë plagosur katër persona, dy prej të cilëve në gjendje kritike për jetën. Sipas policisë të aksidentuarit janë dërguar në spitalin ushtarak të Tiranës. Policia u shpreh se aksidenti ka ndodhur për shkak të lagështirës dhe shpejtësisë së madhe të mjeteve, ku drejtuesit e të ndikuar nga pamja e kufizuar si rezultat i reshjeve janë përplasur me njëri-tjetrin.