Shkembi mbi autobus, evitohet tragjedia
Vlore - Pasagjeret e nje autobusi te linjes Himare-Tirane kane rrezikuar jeten mbremjen duke u gdhire dita e djeshme, teksa nje masiv i gurte eshte shkeputur nga lartesia anes rruges Vlore-Himare, ne vendin e quajtur Qafa e Vishes. Guri ka rene mbi automjet, duke e devijuar rreth gjysme metri nga rruga. Manovrimi i shpejte i Shpetim Likjes, drejtues i autobusit, me targe VL 5674 C, beri qe mjeti te frenoje dhe te mos dale nga rruga. Burime nga policia vendore bejne te ditur se aksidenti nuk ka pasur pasoja per 10 pasagjeret qe ndodheshin ne autobus, ndersa punetoret e firmes qe po kryen punimet e rikonstruksionit moren masa per zhbllokimin e rruges.
O.H