Gjykata i fal Kambos dy muaj burg
Tirane - Ish-bosi i firmes piramidale “Kambo Marshall” perfiton dy muaj ulje te denimit. Ylli Kambo, i denuar me 7 vjet burg per mashtrim me shuma te medha, ka dale edhe njehere perpara togave te zeza, te kryesuara nga Ilir Celiku, pas kerkeses per te perfituar zbritje te disa muajve per sjellje te mire. Me pare Kambo kishte kerkuar edhe te perfitonte nga amnistia, por pretendimi iu hodh poshte nga gjykata. Derisa dje trupi gjykues iu pergjigj pozitivisht kerkeses per ulje te denimit me dy muaj, pasi i rrezoi lirimin me kusht. Aktualisht ish-drejtuesit te firmes piramidale i kane mbetur edhe dy vjet burg. Kambo eshte arrestuar ne shkurt te vitit 2003 ne Rumani, me qellime ekstradimi drejt Tiranes, pasi ishte denuar nga gjykata me 7 vite burg. Sipas hetimeve te prokurorise, rezultoi se “Kambo Marshall” i kishte nje borxh prej 1 milion dollaresh 455 kreditoreve te saj.