Grafite antimaqedonase në Greqi

Selanik, 2 gusht - Turistë maqedonas njoftuan se në automjetet e tyre ishin shënuar grafite nacionaliste greke gjatë qëndrimit të tyre për pushime në Halkidiki në Greqi.
“Maqedonia është greke”, “Greqi ose asgjë” dhe shprehje antimaqedonase janë shkruar nëpër automjetet e turistëve nga Maqedonia, që po pushonin në bregdetin grek në Halkidiki.
Grafite nacionaliste janë parë edhe nëpër muret dhe kontejnerët, në vilat ku po pushonin turistët maqedonas.
Policia greke ka regjistruar rastin dhe ka paralajmëruar se do të ndërmerren masa për dëmshpërblimin dhe hetimin e kësaj ngjarje.