E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qipro, rekord historik të nxehti në ishull

Nikozi, 2 gusht - Meteorologët njoftojnë se ishulli i Qipros ka regjistruar temperaturën rekord prej 46 gradë Celsius në kryeqytetin e pjesën greke të ishullit. E diela ishte dita më e nxehtë e regjistruar në ishull që kur kanë filluar matjet e temperaturave, njoftuan shërbimet meteorologjike të Qipros. Sot, temperaturat pritet ta kalojnë shifrën 41 gradë në brendësi të ishullit dhe rreth 36 gradë në bregdet, ku pjesa më e madhe e qyteteve bregdetare janë të tejmbushur me turistë të huaj dhe qipriotë të ardhur për t'u freskuar në plazhe, transmeton BallkanWeb. Meteorologët thonë se një masë ajri e nxehtë, mungesa e erës dhe një nivel shumë më i lartë nga normalja i lagështisë i bëjnë këto kushte klimatike mjaft të vështira, por shpresojnë se i nxehti pritet të marrë fund të mërkurën.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›