E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkëmbim zjarri në Elbasan, tre të plagosur

Të shtënash armësh janë regjistruar gjatë pasdites së sotme në qytetin e Elbasanit ndërsa tre persona janë plagosur. Sipas policisë, bëhet fjalë për tre persona të cilet janë plagosur me armë zjarri pas një konflikti mes tyre.

Ndërkaq, shtetasit Adem Borici, Mejtin Troka dhe Arben Xhani, pas plagëve të marra janë transportuar menjëherë për në spitalin e Elbasanit për të marrë ndihmën e duhur mjekësore. Në një lidhje telefonike për “Ora News”, korrespodenti ynë në Elbasan deklaroi se shtetasi Adem Borici ka qëlluar mbi dy personat e tjerë.

Kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur në autostradën Elbasan-Metalurgji. Në vendgjarje kanë shkuar menjeherë forcat e policisë për të kryer verifikimet përkatëse.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›