E Diel, 1 Nëntor 2026

I derguari i BE Lajcak ne Tirane per situaten politike e zgjedhjet vendore

Miroslav Lajcak ishte per here te fundit ne Tirane ne fillim te muajit shkurt. Ai kishte premtuar rikthimin e shpejte por sic shpjegoi edhe vete ky rikthim u zgjat pasi nuk ishin pare perpjekje te ndershme per rifillimin e dialogut politik.

Sipas tij fakti qe ne vend nuk ka patur me demonstrata te dhunshme dhe njerez te vdekur ne rruge nuk eshte i mjaftueshem per nje vend si Shqiperia qe synon te behet anetare e Bashkimit Europian Vendi juaj eshte prane zgjedhjeve vendore dhe baronesha Ashton vendosi te me sjelle serish ketu ne Tirane per  tu kujtuar politikaneve shqiptare pergjegjesine e tyre te perbashket per te ardhmen e Shqiperise. E kam ndermarre kete vizite per ti kujtuar presidentit te Republikes kryeministrit dhe kreut te opozites rendesine qe kane keto zgjedhje per faktorin nderkombetar.

Zoti Lajcak  shpjegoi se misioni i tij ishte koordinuar ngushtesisht edhe me qeverine amerikane dhe se per pasoje kishte percjelle ne takimet e tij edhe idete e Uashingtonit. Zyrtari i larte europian theksoi disa here rendesine e nje procesi zgjedhor te lire e te ndershem. Politikanet tha ai jane te interesuar per rezultatin e zgjedhjeve ndersa per nderkombetaret eshte i rendesishem procesi zgjedhor qe te jete transparent ne perputhje me standartet nderkombetare dhe i ndershem. Duke nenvizuar nevojen e angazhimit te te gjitha paleve ai theksoi se eshte e qarte se ne cdo vend eshte pergjegjesi e qeverise qe te garantoje se zgjedhjet do te arrijne standardet e do te jene te lira e te ndershme.

Zoti Lajcak  evitoi te komentonte per ceshtje specifike qe lidhen me zgjedhjet apo edhe kerkesat e opozites per garanci per procesin por u shpreh se ka ende kohe te permiresohen elemente qe nuk kerkojne ndryshime te kodit zgjedhor. Ne duam te shohim pas ketyre zgjedhjeve nje raport me te mire se ai i zgjedheve te shkuara. Ka ende kohe dhe shume gjera mund te behen e te trajtohen nga ato cka jane identifikuar nga ODIHR-i. Nje nga objektivat e misionit tim ishte te nxisja politikanet qe te angazhohen ne trajtimin e ketyre ceshtjeve.

I derguari europian kujtoi edhe detyrimet qe Shqiperia ka lidhur me procesin e integrimit permbushjen e 12 pikave te identifikuara nga komisioni europian si dhe theksoi rendesine qe vendi te rithkehet ne rrugen e tij te integrimit  Udheheqesit shqiptare duhet te marrin pergjegjesite e tyre per te siguruar progresin e Shqiperise. Vetem reforma konkrete dhe thelbesore dhe hapat drejt tyre mund te sigurojne demokracine permiresimin e shtetit ligjor dhe te bejne qe Shqiperia te ece me prane BE-se

Ai permendi si pika kyce rifillimin e dialogut politik respektimin e institucioneve dhe  ringritjen e shpejte te besimit mes parlamentit politikaneve dhe qytetareve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›