Forumi i biznesit Shqiperi - Kosove Presidenti Pacolli kerkon zgjerimin e bashkepunimit

Presidenti i Kosoves Bexhet Pacolli tha sot se prodhuesit dhe tregtaret shqiptare ka ardhur koha te zgjerojne bashkepunimin midis tyre duke ndertuar sa me shpejt nje treg te perbashket. Presidenti Pacolli pohoi gjate nje fjalimi para Forumit te Biznesit Shqiperi - Kosove se te dy vendeve u mungon hapesira e veprimit dhe se tregu eshte shume i vogel ndaj duhet te krijojne nje hapesire me te gjere tregtare. Zoti Pacolli u tha perfaqesuesve te biznesit se te dy vendet duhet dhe do ti heqin disa barriera doganore formale qe kane mbetur ende sepse ato e pengojne bashkepunimin me te madh ekonomik mes tyre.
Presidenti Pacolli tha se humbjet qe vijne nga ulja e taksave doganore do te perfitohen shumefish nga bashkepunimi tregtar dhe ekonomik midis dy vendeve. Ai tha se do te punonte shume dhe kish marre edhe premtimet e udheheqesve te Shqiperise qe sa me shpejt te hiqen barrierat doganore mes dy vendeve dhe te kete nje levizje te lire te njerezve mallrave. Presidenti Pacolli ngriti lart sakrificat e investuesve dhe prodhuesve shqiptare qe me firmat e tyre behen burimi kryesor i punesimit dhe te ardhurave per te gjithe shoqerine. Sipas tij tregtaret shqiptare te Kosoves dhe Shqiperise duhet te krijojne nje treg dhe bashkepunim te ngushte mes tyre por duhet te jene te hapur edhe per ata maqedonas edhe per ata malazeze pse jo edhe per ata te jugut te Serbise.
Shqiperia dhe Kosova - tha presidenti Pacolli - do te jene nje treg i perbashket ne te ardhmen prodhimet e Shqiperise le te vijne te gjitha ne Kosove dhe prodhimet e Kosoves le te vijne te gjitha ne Shqiperi. Ai tha se nuk ka asnje pengese qe shqiptaret te punojne bashke ne te njejtat firma prodhuese apo tregtare madje nuk ka asnje pengese qe edhe librat shkollore e akademike ti kene te njejta. Ai hodhi idene qe edhe ligjet e Bashkimit Eropian te perkthehen dhe te zbatohen njekohesisht ne te dy anet e kufirit.
Presidenti i Kosoves Bexhet Pacolli vizitoi per dy dite Shqiperine ku u takua me drejtuesit kryesore te shtetit dhe politikes shqiptare ne viziten e tij te pare zyrtare jashte Prishtines.