E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkembimi i informacionit Ina Rama takon kreun e SHISH-it dhe te ILDKP-se

Kryeprokurorja Ina Rama takoi dje ne mjediset e Prokurorise se Pergjithshme kreun e Sherbimit Informativ Shqiptar Bari Shaqiri dhe kreun e Inspektoratit te Larte te Deklarimit te Pasurise Adriatik Llalla. Gjate takimit tre titullaret e institucioneve te larta shteterore diskutuan per rritjen e bashkepunimit te metejshem midis organeve qe drejtojne. Ne kete kuader sipas burimeve zyrtare nga organi qendror i akuzes shkembimi i informacionit merr nje rendesi te vecante per rritjen e efikasitetit te punes se ketyre institucioneve. Tre drejtuesit e larte gjate takimit te djeshem trajtuan edhe probleme qe kane te bejne me ceshtjet me aktuale qe kane lidhje me objektin e punes se ketyre institucioneve dhe qe jane edhe ne fokus te opinionit publik. Takimi u karakterizua nga fryma e bashkepunimit ne menyre qe te tria institucionet tu pergjigjen me profesionalizem dhe efikasitet ceshtjeve me te cilat perballen ne punen e tyre - perfunduan te njejtat burime zyrtare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›