E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nuk tregon krimin arrestohet deshmitari okular

Gjate kohes qe dy persona kane tentuar te vrasin me arme zjarri nje 23-vjecar ne fshatin Sukth te Durresit nje person ka pare nga afer gjithe skenen e vrasjes dhe nuk e ka kallezuar ne polici krimin. Policia e Durresit ka arritur te dokumentoje me prova ligjore se Dritan Sejdini 31 vjec banues ne Sukth ka pasur dijeni pasi ka qene i pranishem ne ngjarjen e ndodhur me date 8 qershor te ketij viti ne vendlindjen e ketij te fundit. Sipas burimeve policore Sejdini eshte arrestuar pasi ka pare nga afer kur Besnik Kubeja 34 vjec dhe Markelian Jaholli 24 vjec kane tentuar te vrasin me arme zjarri shtetasin M. G. 23 vjec. Pas ngjarjes i arrestuari nuk ka dhene asnje deklarim per ngjarjen dhe mbi te tani rendon akuza e moskallezimit te krimit materialet ne ngarkim te te cilit i kaluan prokurorise per hetime te metejshme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›