E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkembimi i territorit per ulese

Ne negociata te reja me Serbine nuk mund te thuhet se kane shkuar te mashtruarit. Eventualisht d.m.th. ne rastin me te mire do te mund te thuhet qe kane shkuar ata qe deshen te mashtrohen

Nga Albin Kurti

Perpjekjet kunder pavaresise se Kosoves Serbia i ka zhvilluar ne dy fronte. Se pari ne rrafshin diplomatik juridik e nderkombetar duke e problematizuar statusin e Kosoves si nje ceshtje ende te pazgjidhur e per te cilen nevojiten negociata shtese. Dhe se dyti ne rrafshin e sigurise dhe ate territorial duke problematizuar ceshtjet e brendshme te Kosoves permes strukturave te saj ne Kosove. Duket qe pas mendimit keshillues te GjND-se do te qetesohet ca fronti i pare e do te intensifikohet ky i dyti. Nga fronti i pare do te mbetet forma e kerkeses pra negociata te reja kurse fronti i dyte do te jete permbajtja e obstruksioneve te Serbise. Nga problematizimi i statusit te Kosoves po kalohet te problematizimi i statusit te serbeve perkatesisht i vendbanimeve ku ata jane shumice. Nese deri me tani Serbise i duheshin kundervene Ministria e Puneve te Jashtme dhe

Ministria e Puneve te Brendshme te Kosoves tash e tutje me shume pune do te kete per te dyten sesa per te paren.

Serbia eshte e diktuara qe dikton. Serbia e diktuar nga mendimi i GjND-se po i dikton keto negociata te reja. Qeveria e Kosoves me pasivitetin e saj me relaksimin e saj pas mendimit te GjND-se po e mundeson kete gje. Shahistet e mire e dine qe lojen e shahut mund ta humbesh edhe atehere kur sduket qe ke gabuar dikund. Thjesht vetem pse ke bere loje pasive e humbet lojen. Ndoshta ka dicka prej fitoreje ne vete sulmin. Mendimi i GjND-se ishte shans qe Kosova te sulmoje. Por Qeveria e Kosoves nuk besonte qe ky mendim i GjND-se do te ishte kaq i mire. Ajo u gezua shume mandej dhe natyrisht u relaksua se tepermi. E gezuar ashtu sic gezohet spektatori mosbesues ne vend se ta perdorte mendimin e GjND-se kunder negociatave me Serbine Qeveria e Kosoves po e ben te kunderten po ndjehet komode karshi qytetareve e vetvetes dhe borxhli ndaj nderkombetareve. Ajo me lehtesi po rreshqet drejt pranimit te negociatave te reja me Serbine. Dukuria e JO-ve te buta dhe gjithnje e me te buta para PO-se perfundimtare po rishfaqet.

Edhe rritja e numrit te njohjeve si teme e preferuar e Qeverise po ngec perkunder perparesise se krijuar. Shume shtete te reja do te duhej ta njihnin pavaresine e Kosoves tash pas mendimit keshillues te GjND-se. Por paralajmerimet per negociatat e reja ndermjet Kosoves dhe Serbise sigurisht qe po ndikojne negativisht. Nga vete sjellja e Qeverise se Kosoves ato shtete po inkurajohen per hezitim te ri. Kur Qeveria e Kosoves nuk e shfrytezon mendimin e GjND-se dhe nuk i refuzon parimisht e kategorikisht negociatat e reja me Serbine nuk eshte e cuditshme pse po e vazhdojne ngurrimin e tyre shtetet qe deri me tani nuk e njohen pavaresine e Kosoves. Ndonese duhet pranuar qe ketu kane rol edhe ShBA-te. Duke qene perkraheset me te medha te shpalljes se pavaresise se Kosoves pikerisht nese mendimi i GjND-se do te ishte negativ per Kosoven ShBA-te do te ndjeheshin te detyruara qe ta detyrojne ndonje shtet te ri te na njohe. Kujtoni p.sh. njohjet e Malit te Zi e Maqedonise qe ndodhen ne te njejten dite dhe menjehere pasi qe Asambleja e Pergjithshme e OKB-se e aprovoi kerkesen e Serbise qe ceshtjen e shpalljes se pavaresise se Kosoves ta trajtoje GjND-ja. ShBA-te e bene atebote kete per ta balancuar OKB-ne qe kishte shprehur mirekuptim per kerkesen e Serbise. Te gjithe e dime se pa ndikimin e ShBA-ve Maqedonia e Mali i Zi nuk do ta njihnin pavaresine e Kosoves. Tash pasi qe mendimi i GjND-se ishte negativ per Serbine ShBA-te jane po ashtu disi te relaksuara dhe nuk e cytin ndonje shtet te ri qe te na njohe. Fundja shumica derrmuese e njohjeve te pavaresise se Kosoves dihet qe nuk erdhen nga lobimi i Ministrise se Puneve te Jashtme te Kosoves por nga influenca e ShBA-ve dhe disa shteteve te tjera te fuqishme ne ato shtete qe na njohen.

Kosoven nuk po e therrasin ne negociata te reja per ti dhene por per ti marre asaj. E megjithate ajo nuk shkon dot atje pa ndonje premtim a shprese qe do te mund te marre dicka. shte e qarte qe nuk arriten ti shesin negociatat e reja me Serbine si negociata per ceshtje teknike dhe as zevendesimi i kujdesshem i fjales negociata me fjalen bisedime nuk i beri kujt pershtypje. Gjithashtu edhe teza e shkembimit territorial pak e ngapak u demaskua si e njeanshme territori ne veri te Ibrit kundrejt maksimalisht vetem Presheves dhe ate pa fshatrat ne anen tjeter te magjistrales A-10. Atehere cili do te jete ambalazhi i ri per negociatat e reja Me cfare do te perpiqen tua shesin qytetareve negociatat e reja Duket qe ulesja e Kosoves ne OKB do te jete karota e radhes per Kosoven. Prandaj edhe ajo kerkesa idiotike e Qeverise se Kosoves per zevendesimin e Rezolutes 1244 menjehere pasi qe kjo rezolute kishte perjetuar nje interpretim nderkombetar liberal ne favor te Kosoves. Qeveritaret me gjase do te shkojne ne negociata qe te japin autonomi territoriale per serbet ne kembim te anetaresimit te Kosoves ne OKB pra te japin territor per te marre ulese. Zaten qeveritaret do ta bejne ate qe na e kane deshmuar qe dine ta bejne me se miri. Do te japin territor e resurse te Kosoves per ulese te Kosoves ne OKB ku do ta ulin ndonjerin prej klanit te tyre.

Kesisoj cmimi i ngjitjes lart do te jete zvogelimi i dheut nen kembe.
Ne negociata te reja me Serbine nuk mund te thuhet se kane shkuar te mashtruarit. Eventualisht d.m.th. ne rastin me te mire do te mund te thuhet qe kane shkuar ata qe deshen te mashtrohen.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›