E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkenca shumë afër zbulimit të vaksinës kundër virusit H1N1

Kompanitë dhe laboratorët farmaceutikë janë në rrugën e duhur drejt prodhimit të një vaksine efektive kundër virusit të gripit të derrave H1N1, që pritet të jetë gati për hemisferën veriore këtë vjeshtë pas sigurimit të bakteries së virusit, deklaruan sot zyrtarë të kompanive. Kompanitë e njohura "Sanofi-Aventis", "GlaxoSmithKline", "Novartis" dhe "Solvay" kanë deklaruar se ekspertët e tyre të vaksinave kanë siguruar bakterin gjatë dy javëve të fundit, dhe janë gati të fillojnë procesin e prodhimit të vaksinës. Megjithatë, ajo që deri tani mbetet e paqartë është se sa doza vaksinash do të mund të prodhoheshin nga kompanitë farmaceutike. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) deklaroi dje se është në prag të shpalljes së një pandemie globale të gripit për herë të parë pas më shumë se 40 vjetësh. OBSH-ja është e shqetësuar për përhapjen e vazhdueshme të virusit H1N1, përfshi edhe më shumë se 1,000 raste në Australi, pas zbulimit për herë të parë të vatrës së virusit në muajin prill në Amerikën e Veriut. Investimi i fundit në kapacitetet për prodhimin e vaksinës së gripit tregon se kompanitë janë në pozita më të mira se më parë për përmbushjen e nevojave dhe përballimin e një pandemie. OBSH-ja llogarit se kompanitë farmaceutike mund të prodhojnë të paktën 4.9 miliardë doza vaksinash në vit, por ky numër do të ishte sërish i pamjaftueshëm për të gjithë 6.5 miliardë banorët e globit, veçanërisht nëse sëmundja do të ishte e atillë që kërkon më shumë se një injeksion për të fituar imunitet ndaj saj.
    

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›