E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjana: Në mandatin e dytë, prioritet shtimi i prodhimit bujqësor

Kandidati i Partisë Demokratike në qarkun e Dibrës, Jemin Gjana deklaroi se qeveria në mandatin e dytë do të mbështesë financiarisht çdo projekt që synon të nxisë  rritjen e prodhimit bujqësor dhe agroindustrial në vend. Në një takim me fermerët e Martaneshit në Mat, Gjana tha se përmes projektit të subvencionit, vetëm gjatë këtij viti kanë përfituar financim mbi 7 mijë fermerë në të gjithë Shqipërinë. Sipas tij në politikat e qeverisë demokratike, mbështetja e fermerit dhe zhvillimi i bujqësisë dhe agroindustrisë do të jenë pikat kyçe të programit qeverisës për 4- vitet e ardhshme. Në bashkëbisedim me fermerët, z. Gjana dhe kandidatët  në listën e PD-së për qarkun e Dibrës u njohën nga afër me projektet për shtimin e prodhimit vendas në këtë zonë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›