UNESCO, Liqeni i Ohrit mund të jetë pjesë e Trashëgimisë Botërore
Ministria e Mjedisit i ka paraqitur UNESCO-s kërkesën për pranimin e Liqenit të Ohrit si pjesë e trashëgimisë botërore. Kjo kërkesë u mor parasysh nga UNESCO dhe pranoi që ta shqyrtonte ku më pas do japi edhe rezultatin përfundimtar nëse liqeni i Ohrit do pranohet si pjese e trashëgimisë botërore apo jo. Ministri i mjedisit Lufter Xhuveli u shpreh se, për tu bërë pjesë e kësaj bashkësie duhet të plotësohet një prej 10 kërkesave që UNESCO ka vendosur, ndërkaq që liqeni i Ohrit plotëson më shumë se gjysmën e këtyre kushteve.
Gjatë fjalës së tij ai nuk la pa akuzuar edhe kreun e Bashkisë së Tiranës për shkatërrimin e Liqenit Artificial të Tiranës. Ai u shpreh se, përgjegjësia për shkatërrimin e liqenit Artificial bie drejtpërdrejtë mbi Bashkinë e Tiranës e cila e çoi atë drejtë degradimit. Pjesa shqiptare e liqenit të Ohrit në Pogradec do të jetë së shpejti sipas ministrit të Mjedisit jo vetëm nën mbrojtjen e Komitetit të Trashëgimisë Botërore, por do të bëhet kërkesa edhe për ta klasifikuar si pasuri kulturore.
Monumentet Kulturore pjesë e Trashëgimisë Kulturore Botërore
Në listën e monumenteve të Trashëgimisë Kulturore Botërore, ku përfshihen dhe Butrinti e Gjirokastra, deri më sot janë regjistruar 812 monumente kulturore e site natyrore, nga të cilat 628 janë monumente kulturore, 160 janë site natyrore dhe 24 prej tyre janë të përziera, trashëgimi këto që u përkasin 137 vendeve anëtare të Unesco-s. Në regjistrimet e bëra së fundi në Durban, mes të tjerave ishte qyteti i Mostarit, nekropoli i Sirakuzës me varret mjaft të vjetra në Itali, siti i vjetër arkeologjik i Bahreinit, qyteti historik i Makaos së Kinës, hekurudha e vjetër e Indisë, një shtypshkronjë dhe një shtëpi botuese belge e kohës së Rilindjes evropiane, arkitektura e qytetit francez të Havrit, vepra arkitekturore e spanjollit Antoni Gaudio, etj.Nëse i hedhim një sy listës së monumenteve të kulturës së Trashëgimisë Kulturore Botërore, do të shohim se Italia, një ndër fqinjët tanë më të afërt, si dhe të rajonit të Ballkanit, mban vendin rekord të regjistrimit të monumenteve të kulturës kombëtare, me 35 të tilla të regjistruara deri në vitin 2004, e ndjekur nga Greqia me 16 (Akropoli, Mali Athos, Meteorët, etj.). Vetëm Evropa përmbledh një numër të madh dhe mjaft të larmishëm, veçanërisht në fushën e monumenteve të kulturës materiale, shprehje të qytetërimeve të vjetra greko-romake, bizantine, ilirike, sllave, orientale, etj. Pjese e kësaj trashëgimie janë edhe peizazhet kulturore të cilët ndahen në tri kategori kryesore si: - peizazhet kulturore të krijuara nga dora e njeriut (kopshtet, parqet dhe mjediset fetare, etj); - peizazhet që kanë evoluar në formën dhe kompozimin e tyre si peizazhe "relike" dhe peizazhe "të gjalla" dhe që kanë sot një rol social; - peizazhet kulturore asociative, në lidhje me fenomenet fetare, artistike apo kulturore.