E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkencat Sociale, kuota vakante për Master

Autori i Lajmit: RedaksiaFakulteti i Shkencave Sociale njofton se regjistrimi për kuotat shtesë për DND dhe MNP do të vazhdojë sipas listës së rendit zbritës të notës mesatare, afishuar që në fillim të procesit të regjistrimit. Kanë të drejtë të regjistrohen studentët që në listat e afishuara janë në pozicionet :
1. Në Diplomat e Nivelit të Dytë :
* Përkatësi gjinore dhe Zhvillim 116 -143
* Psikolog shkollor dhe organizacional 53-69
* Psikolog klinik , zhvillimi dhe marrëdhëniesh nga 33-34
* Sociologji e zhvillimeve shoqërore 44-46
2. Në Diplomat Master i Nivelit të Parë
* Mësues i shkollës së mesme për shkencat sociale 102-111
* Drejtim dhe Administrim Arsimi 44-53
* Këshillim Psikologjik 58-67
* Orientim Profesional 59-68
* Qeverisje dhe politika Publike 77-86
Regjistrimet do të kryhen pranë Sekretarisë mësimore në datat 21, 22, 23, 24 dhe 28 e 29 dhjetor 2009. Orari i regjistrimeve është nga ora 8 deri në ora 16.
Gjjthashtu Fakulteti i Shkencave Sociale njofton hapjen e aplikimeve për :
1. Diplomën e Nivelit të Dytë
* Filozofi sociale 3 vende
2. Diplomat Master i Nivelit të Parë
* Analiza e Politikes Sociale 80 vende
* Pune Sociale 41 vende
* Filozofi Praktike e humane 28 vende
Aplikimet do të kryhen pranë Sekretarisë mësimore në datat 21, 22, 23, 24 dhe 28 e 29 Dhjetor 2009. Orari i regjistrimeve është nga ora 8 deri në ora 16.

Ksera-Studentët
“Praktikë në qendra sociale,
studentët më të mirë do të punësohen”

Ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Spiro Ksera, priti dhe zhvilloi dje një takim me një grup studentësh vullnetarë të shoqatës “Federata e familjes për Paqe Botërore dhe Bashkim”. Gjatë këtij takimi studentët e shkencave sociale kërkuan që tu mundësohet praktika profesionale në qendra sociale publike dhe jopublike ku ofrohen shërbime, në mënyrë që klientëve që trajtohen në këto qendra tu ofrohet një shërbim sa më cilësor, por edhe që studentët të kenë mundësi të zbatojnë në praktikë njohuritë e marra në auditorë. Ministri premtoi se institucionet e shërbimeve në të gjithë vendin do të jenë të hapura për të pranuar shërbimin e studentëve dhe se më të mirëve do tu jepët mundësia për tu punësuar pas përfundimit të studimeve. Në fund të takimit Ministri kërkoi nga grupi i studentëve që, sa më parë, të paraqesin projekte konkrete që nxisin vullnetarizmin në vend, inisiativa që do të gjejnë mbështetje nga Ministria e Punës.

Ky lajm është publikuar: 19/12/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›