AH1N1, vijnë 10 mijë vaksina, skanë efekte anësore
Autori i Lajmit: RedaksiaËshtë siguruar për Shqipërinë vaksina kundër virusit A/H1N1. Janë rreth 10 mijë doza, të cilat do të shpërndahen në Tiranë, në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza", në repartet intensive të saj, si dhe në Sanatorium. Vaksina vjen nga Hungaria, nga një firmë shumë e njohur prodhuese e tyre. Është aplikuar jo vetëm në Hungari, por dhe në vende të tjera dhe nuk ka asnjë raport deri tani që kjo vaksinë që vjen tek ne, ka dhënë efekte anësore në vendet respektive. Lajmi u konfirmua në media nga drejtori i politikave ne ministrine e Shendetesise, Pëllumb Pipero. Sipas tij ka një plan dërgese nga kompania në të cilën janë prenotuar vaksinat në Hungari, dhe në javët në vijim pritet të vijnë 10 mijë dozat e tjera të vaksinës, kjo edhe për shkak të kapaciteti prodhues të kompanisë, po ashtu dhe për mundësitë e transporti. Pavarisht se vaksina ndaj A/H1N1 ka sjelle efekte anësore si reaksione alergjike në shtete të ndryshme që e kane aplikuar, Pipero thotë se këto janë efekte afatshkurta që sjellin edhe vaksinat e tjera, ndërkohë që për vaksinën që do të përdoret në vendin tonë nuk ka raporte nga vendet që e kanë përdorur që ajo të ketë shkatuar probleme. “Grupe të caktuara vaksinash, në vende të ndryshme, të prodhuara nga kompani të ndryshme kanë dhënë efekte anësore afatshkurtra të vaksinave, ndërkohë që efeket afatgjata të këtyre vaksinave ende nuk njihen. Vaksina vjen nga Hungaria, nga një firmë shumë e njohur prodhuese e vaksinave. Është aplikuar jo vetëm në Hungari, por dhe në vende të tjera dhe nuk ka asnjë raport deri tanni që kjo vaksinë që vjen tek ne ka dhënë efekte anësore në vendet respektive,” siguroi Pipero. Sipas përfaqësuesve të shëndetësisë, grupet e para që do të vaksinohen janë fëmijët e moshës 1 deri në 5 vjeç, gratë shtazëna, personeli mjekësor dhe të sëmurët kronikë. ISHP vazhdon të bëjë survejancën (mbikëqyerjen) e rasteve me grip, qoftë dhe rasteve të lehta dhe të atij të zakonshëm. Të dhënat tregojnë se në popullatë tashmë po qarkullon edhe virusi i gripit sezonal. Ndërkohë, mënjanimi i frekuentimit të vendeve publike, larja dhe dezifenktimi i vazhdueshëm i duarve, janë disa prej rekomandimeve të specialistëve të shëndetit publik. "Të gjithë personat që shfaqin shenja si temperaturë e lartë, ethe, dhimbje e fortë koke, fyti dhe trupi, çrregullime të tretjes, rrufë, teshtitje, skuqje të syve dhe të fytit, dobësi të përgjithshme, kollë të thatë, apo ulje oreksi, duhet të drejtohen menjëherë tek mjeku", këshillojnë specialistët. Nga ana tjetër, MSH sjell në vëmendje se rrezikshmëria e infeksionit nga virusi i ri pandemik A (H1N1) është veçanërisht e lartë në pacientët me sëmundje kronike të zemrës, të mushkërive apo dhe me tumore. Nisur nga kjo, ata këshillojnë të gjithë grupet e popullatës të konsideruara si grupe risku, veçanërisht të sëmurët kronikë, të tregojnë kujdes maksimal.
Gripi i derrit
OBSH dërgon 10 mijë doza vaksina në Kosovë
Kosova do të marrë ditën e diel nga Organizata Botërore e Shëndetësise mbi10 mijë doza të vaksinës kundër virusit të gripit të derrit A/H1N1. Lajmin e bëjnë të ditur mediat kosovare, sipas të cilave ilaçet do të jenë në formën e kapsulave dhe kanë një kosto prej 155 mijë e 342 dollarë. Sipas burimeve, vaksinat do të vijnë në Prishtinë nga Gjeneva dhe fillimisht do të sistemohen në depon e Ministrisë së Shëndetësisë. Pas një analize të këtij dikasteri ato do të shpërndahen sipas nevojave në qendrat spitalore. Ministria e Shëndetësisë i ka bërë përgatitjet logjistike për pranimin e këtij donacioni dhe barnat të cilat do të merren do të dërgohen në depon e Ministrisë së Shëndetësisë dhe pastaj do tu distribuohet sipas nevojave të qendrave spitalore të Kosovës. Njësitë e reja të Tamiflusë të cilat do të arrijnë të dielën, do të krijojnë mundësi që furnizimi me këtë ilaç të jetë i qëndrueshëm, pasi Ministria e Shëndetësisë kishte siguruar më parë edhe 27500 njësi të tjera të këtij ilaçi, ndërsa donacioni që do të vije, ka afat të përdorimit deri në tetor të vitit 2013. OBSH është në proces të dërgimit të 220 mijë vaksinave në Kosovë, prej të cilave një pjesë pritet të arrijnë në dhjetor, kurse pjesa tjetër në vitin 2010. Marrëveshja për këto vaksina është nënshkruar nga drejtoresha e OBSH së, Margaret Chan dhe ministri i Shëndetësisë, Alush Gashi. Kosova është një nga vendet e rralla që do të marr vaksina nga ana e Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Ministria e Shëndetësisë falënderon OBSH në për mbështetjen që po u ofron institucioneve të Kosovës si në asistencën teknike në përballimin e pandemisë së A H1N1 që ka prekur vendin.
Ky lajm është publikuar: 19/12/2009