Shkencë; Projektet e NASA-s për eksplorimin e natyrës
Agjencia amerikane e hapësirës, NASA, i është afruar sistemit diellor me një kontingjent të sofistikuar teleskopësh, satelitësh dhe anijesh hapësinore gjatë 50 vjetëve të historisë së vet. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Pol Sisko, u hedh një vështrim sondave të drejtuara në mënyrë automatike që agjencia ka për të eksploruar universin dhe për ta njohur më shumë atë.
Për gjysmë shekulli agjencia NASA ka eksploruar universin me satelitët e saj të cilët kanë mbledhur të dhëna dhe pamje në hapësirë. Teleskopi hapësinor “Habëll”, sonda “Kazini”, anijet hapësinore “Vuajazher” dhe “Feniks” janë vetëm disa nga qindra sondat e agjencisë që entuziazmojnë prej vitesh publikun. Çdonjëra nga këto ka luajtur një rol të rëndësishëm në zgjerimin e njohurive tona mbi hapësirën dhe pjesët më të largëta të universit. Ja ç’thotë shkencëtari i agjensisë NASA, Dejvid Uilliams:
“Fillimisht dërguam në hapësirë sondën “Rejnxhër”. E nisëm atë direkt drejt Hënës dhe ajo filloi të fotografonte pa pushim. Por disa nga fotografitë më të mira që kemi nga Hëna, janë bërë në vitet ‘60. Këto anije hapësinore e tregonin kaq qartë Hënën, saqë ne e dinim se ç’të prisnim kur shkuam në Hënë”.
Një numër sondash kanë hartuar e fotografuar, janë ulur apo edhe kanë ecur në planetin Mars, duke ofruar pamje të shkëlqyera të planetit të kuq, dëshmi të pranisë së ujit atje dhe shumë më kaq. Anija “Feniks”, e cila ndodhet atje për momentin, po fotografon, si dhe analizon përbërjen e planetit dhe të atmosferës.
Agjencia NASA ka dërguar sonda në çdo planet të sistemit diellor. Ndoshta sondat “Vuajazher” kanë qenë më të jashtëzakonshmet. Ato u dërguan atje në vitin 1977 dhe ndonëse mendohej të kishin një jetëgjatësi prej vetëm 5 vjetësh, vazhdojnë të bëjnë punën e tyre nëpër planetë. Historiani i hapësirës, Riçard Launius, i cili punon në Muzeun Kombëtar të Hapësirës në Uashington thotë se sonda “Vuajazher” i ka kaluar të gjitha parashikimet. Pasi kanë observuar planetët Jupiter, Saturn dy sondat “Vuajazher” vazhduan misionin e tyre në planetët Uran dhe Neptun. Sipas shkencëtarit të agjencisë, Ed Stoun:
“Projekt pas projekti ne zbuluam të gjitha pikat e dritës dhe të gjitha ato ishin të ndryshme. Si shkencëtar, për mua kjo ishte një periudhë e jashtëzakonshme zbulimesh dhe ne vazhdojmë edhe sot të zbulojmë gjëra që nuk i kemi parë ndonjëherë".
Sondat zbuluan detaje të reja në lidhje me unazat e planetit Saturn si dhe nxorën në pah faktin që në planetin Neptun erërat fryjnë deri në 2000 km në orë. Teleskopi hapësinor “Habëll” ka tërhequr vëmendjen e publikut si asnjë sondë tjetër. Teleskopi u hodh në hapësirë në vitin 1990. I quajtur ndryshe si “dritarja e universit” ai ka prodhuar qindra mijëra pamje spektakolare të cilat kanë rritur ndjeshëm njohuritë mbi hapësirën. Astronautët së shpejti do t’i rikthehen hapësirës ku do të vazhdojnë të çojnë përpara aftësitë e vrojtimit e do të vazhdojnë të zbulojnë sa më shumë nga misteret e universit.