Zbulimi; Ohri, më i thellë se 300 metra
Anëtarët e komitetit dypalësh shqiptar-maqedonas për liqenin e Ohrit kanë deklaruar se ky liqen mund të jetë edhe më i thellë se 350 metra, ndërkohë që janë shprehur të sigurt se është më i thellë se 300 metra. Aktualisht, liqeni i Ohrit është cilësuar si 284,6 m i thellë, pasi kjo është pika më e ulët e matur ndonjëherë nga shkencëtarët shqiptarë dhe maqedonas në të dy anët e liqenit.
"Në anën shqiptare, 60 metra prej bregut të liqenit, është dëshmuar deri tani se liqeni i Ohrit është i thellë mbi 293 metra. Ende s'kemi matje të sakta edhe në pjesën tonë për të parë se sa është i thellë ai", - thotë pjesëmarrësja e projektit Suzana Aliu, sipas televizioneve maqedonase.
"Duhet të bëhen studime edhe në anën maqedonase sepse dallimet e kuotave janë rreth 90 metra. Me këtë do të kemi të dhëna të sakta për atë se çka dhe cila është e vërteta e liqenit të Ohrit. Mendoj se thellësia gjithsesi është më e madhe se 300 metra", - thotë Arian Meroli nga komiteti dypalësh për mbrojtjen e liqenit.
Edhe me thellësinë që konfirmuan shkencëtarët serb më ‘73, liqeni i Ohrit prin si më i thelli në Ballkan dhe zë vendin e 7-ë në Evropë. Rreth 40 për qind e fundit të tij gjendet nën thellësinë prej 200 metrash. Kërkimet në anën maqedonase duhet të fillojnë muajin e ardhshëm, kurse së shpejti projekte të tilla të ngjashme duhet të fillojnë edhe në liqenin e Prespës.