E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet 27-vjeçarja, kërkohej për ushtrim prostitucioni

Policia e Tiranës ka arrestuar një 27-vjeçare, pasi ajo ishte dënuar nga gjykata për ushtrim prostitucioni. Ndalimi u bë nga shërbimet e komisariatit të policisë nr. 3 Tiranë, dhe ku u vu në pranga shtetasja në kërkim M. N., lindur dhe banuese në Korçë. Kjo shtetase ishte shpallur në kërkim nga Drejtoria e Policisë Qarkut Korçë, pasi ndaj saj, me vendim të datës 20.03.2008, të Gjykatës së Rrethit Tiranë është dënuar me 3 (tre) muaj heqje lirie, për veprën penale të “ushtrimit të prostitucionit”. Shtetasja e mësipërme do t’i kalojë DPQ-së Korçë për veprimet e mëtejshme. Ajo ndodhej në tiranë, teksa ka rënë në gjurmët e uniformave blu, të cilat pasi kanë identifikuar se Nune ishte një person i shpallur në kërkim i kanë vënë menjëherë prangat. 27-vjeçarja është shoqëruar menjëherë nga shërbimet e komisariatit nr. 3 për në ambientet e paraburgimit, në pritje të transferimit të saj në Korçë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›