E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama; Pastërtia në Tiranë është përmirësuar

Kryetari i Bashkisë të Tiranës, Edi Rama, tha sot në një konferencë për shtyp se “cilësia e ajrit dhe pastërtia në Tiranë janë përmirësuar ndjeshëm”.

“Fakti se sot në kryeqytet kemi 4.3 m2 gjelbërim për frymë, nga 3.1 që kishim tetë vjet me parë, është njëri ndër treguesit më kuptimplotë të kësaj pune”, - u shpreh Rama.

Sipas tij, “gjatë këtyre viteve transformimi rrënjësor, Tiranës i janë shtuar 450 mijë m2 sipërfaqe të gjelbra, 19 mijë pemë dhe gjelbërim i ulët, 1 283 000 m2 asfalt, si dhe 440 mijë m2 trotuare”. Në vijim të deklaratës së tij, Rama theksoi se “në këtë fund viti do të mbjellim 6000 pemë të reja, 3500 brenda në qytet dhe 2500 në Parkun e Liqenit, nga ku do nisim edhe projektin tonë të madh të rehabilitimit të parkut, fillimisht me rrugët e brendshme, korsitë e biçikletave e të vrapuesve".

Rama tha se “do të fusim në punë 120 makineri pastrimi më cilësore sesa ato që kanë punuar deri tani dhe do të shtojmë 400 punëtorë në pastrim, duke rritur edhe fondin e punësimit në dobi të mjedisit".

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›