Miratohet ligji për reformën e inspektorateve

Për zëvendësministrin e Ekonomisë, Eno Bozdo, "reforma e inspektimeve është një nga reformat më të thella më të rëndësishme për shtetin ligjor dhe ekonominë e tregut në vend".
Ai shtoi se Shqipëria do të ketë një sistem të ri inspektimesh, që do të thjeshtohet nga 33 në 11 të tilla. Me ligjin e ri do të ngrihet edhe një Inspektorat Qendror, i cili synon një udhëheqje teknike të këtyre inspektorateve.
Konsulenti për këtë projektligj, Artan Hoxha u shpreh se çlirimi i biznesit nga barra e inspektimeve, rritja e transparencës në raportin e shtetit me ta, garantimi i cilësisë së produkteve e shërbimeve në treg, janë gjithashtu pasoja të menjëhershme të kësaj reforme. Reforma për ristrukturimin inspektorateve do të fillojë zbatimin në fillim të vitit 2012. /S.Ll/Start/
2011-05-30 15:42