E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkencëtarët francezë kanë zbuluar një virus gjigant jashtëtokësor

PARIS- Biologët francezë kanë zbuluar një virus gjigant, që mund të ketë origjinë jashtëtokësore.

Virusi, i quajtur "Pandora", u gjet në trupin e një amebe që jeton në ujërat e thellësive të mëdha, transmeton ZR njoftimin. Virusi gjigant i habiti studiuesit me madhësinë e vet - ai është dhjetë herë më i madh se sa viruset e mirënjohura më të mëdha e më të përhapura.

Por më tepër se sa madhësia studiuesit i habiti gjenomi i virusit të ri. Ai përmban më shumë se 2500 gjene krahasuar me vetëm një duzinë genesh që gjenden në viruset e tjera të zakonshme. Dhe, çka është më e rëndësishme, 93% e këtyre gjeneve nuk gjenden në organizmat e tjera, gjë kjo që dhe çoi në hamendësimet rreth origjinës jashtëtokësore të virusit. 
(BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›