E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ vijon rinumërimin e votave të Shkodrës, sot pritet të numërohet 49 kuti

TIRANË- Në mjediset e KQZ-së po vijon procesi i rinumërimit të votave të qarkut Shkodër, i nisur paraditen e sotme.

Kështu rreth orës 10:00, ashtu sic ishte parashikuar KQZ nisi rinumërimin i 49 kutive të votimit për KZAZ nr.3 në Shkodër.

Gazetari Mariglen Mërtiri, raporton se rinumërimi i 417 kutive të këtij qarku do të bëhet nga tetë grupe numërimi, me nga dy anëtarë, ndërsa procesi mendohet të përfundojë brenda pak ditësh.

Dje u nëmëruan dy KZAZ, u u vërejt një ulje votave nga partitë e mëdha drejt aleatëve të tyre.

Pas vendimit të KQZ-së të premten për hapjen e kutive të zonës zgjedhore Lezhë, KQZ pranoi ankesën e PR-së për rinumërim të votave të qarkut Shkodër. Me katër vota pro Komisioni vendosi për hapjen e të gjitha kutive të Shkodrës, ku republikanët pretendojnë se i është marrë një mandat.

(e.m/BalkanWeb)

Lidhje te tjera KQZ vijon rinumërimin e votave të Shkodrës, Leshi: Vendimi i kolegjit për Lezhën

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›