Zgjedhjet, policia e angazhuar për të siguruar mbarëvajtjen
PRISHTINE- Policia në Kosovë thotë se ka ndërmarrë të gjitha masat e sigurisë që dita e zgjedhjeve të kalojë e qetë.
Rreth 5 mijë policë do të jenë në detyrë më 15 nëntor për të siguruar mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.
Drejtori i Drejtorisë për Planifikim dhe Zhvillim në policinë e Kosovës, major Granit Fetahu, në një intervistë për seksionin shqip të BBC-në ka porositur qytetarët që të mos shqetësohen për sigurinë e votës së tyre dhe ka përjashtuar mundësinë e kontrabandimit të fletëvotimeve apo të materialit tjetër sensitiv.
“Policia e Kosovës është plotësisht e përgatitur dhe do të jetë e angazhuar në kapacitete të plota gjatë ditës së zgjedhjeve posaçërisht, edhe pse policia është e angazhuar që nga fillimi i procesit, i kryen të gjitha përgjegjësitë dhe detyrat që i takojnë me legjislacionin në fuqi në bashkëpunim të plotë dhe të mirë me KQZ-në”.
Në ditën e zgjedhjeve puna do të fillojë në orët e hershme të mëngjesit në mes të ditës 14 e 15 nëntor, do të jenë të kyçur mbi 15 mijë zyrtarë policorë gjatë këtij operacioni. Policia do të jetë e shpërndarë në mënyrë racionale në tërë territorin e Kosovës për të siguruar ambient të qetë për të gjithë qytetarët, për t'ju siguruar po ashtu ushtrimin e sigurt të së drejtës së tyre për të votuar u shpreh Fetahu.
(e.n/news24/BalkanWeb)