E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkëndija kthehet me fitore, të Mërkurën derbi me Renovën

- Skuadra e Shkëndijës ariti fitore të lehtë në cilësi të mysafirëve ndaj "fenerxhiut", Bregallnicës së Shtipit. Kryetrajneri Luma deklaroi për Albania-Sport, se skuadra e tij ka patur raste të mira për gol që nga fillimi i takimit."Ishim më të mirët në fushën e gjelbër kishim raste ideale për gol me anë të sulmuesve tanë të cilët në disa raste goditën shtyllat e portës vendase,"tha Luma.
Golat për skuadrën e Shkëndijës ka shënuar ndaj Bregallnicës, BlerimFerati dhe Aleksandar Tolevski."Fati që në fillim na shpërbleu me dy gola. Pastaj tempoja e lojës sonë ra në terenin e gjelbër por përsëri ngelëm të pamposhtur," u shprehë Luma.
Ndeshjen e ardhshme skuadra e Shkëndijës e zhvilluar kundër rivalit lokal skuadrës së Renovës. Ndërsa pas fitores nda Bregallnicës futbollistët kanë një ditë pushim. Sipas fjalëve të kreytrajnerit Luma një séance stërvitore mundë të zhvillohet në stadiumin e ri.
Ndërkohë tifozat e Shkendijes kanë dalë me njoftim ku bëhet ftese që të gjithë të jenë prezent të stadium. Udheheqesi Valdrin Asani u shprehë se për këtë takim I fton të gjithë tifozët për të përkrahur skuadrën e Shkëndijës."Hyrja do të jetë falës në tribunën "Marshin Beqiri" për tifozët tanë.
Ne kemi motën tonë për takimin e ditës së diel "Dikur kërkonin mëshirë e tani Evropë", kjo moto është vetëm për ata të cilët e kuptojnë," u shprehë Asani

Renova frymon lirshëm
Renova në një ndeshje derbi të javës së 30-të në kampionat ariti të fitoj skuadrën e Bashkimit nga Kumanova. Realizatori i golit të dytë Minas Osmani deklaroi Albania-Sport", se ky takim ka qen i rëndë për lojë për shkak të motit të nxehtë."Aritëm që të shënojmë fitore por koha e bëri të vetën duke na harxhuar fuqitë në këtë takim," tha Osmani.
Osmani shtoi se tre pikët ishin më se të nevojshme për të vazhduar më tutje."Kemi patur mungesa në formacion ku disa prej futbollistëve kanë munguar për shkak të lëndimeve që kanë patur por ne e kuptuam seriozisht këtë takim dhe ja aritëm qëllimit," u shpreh Osmani.
Takimin e ardhshëm skuadra e Renovës do ta zhvillojë në Tetovë në cilësi të mysafirëve ndaj skuadrës së Shkëndijës."Do të jetë një ndeshje derbi, kush të jetë më i miri le të fitoj," tha për në fund mesfushori bardhekaltërt Minas Osmani.
Renova pas fitores së fundit ka të tubuar 53 pikë dhe ende është e pozicionuar në vendin e pestë të tabelës së klasifikimit.

Rezultatet e aritura ne Ligen e pare te Maqedonise.
Bregalnica 1-2 Shkendija
Vardar 2-0 Napredok
Pelister 0-2 Rabotnicki
Pobeda 1-0 Makedonija GJ.P
Renova 2-0 Baskimi
Vllazrimi 2-5 Sileks

Renditja tabelare ne Ligen e pare te Maqedonise.
1. Rabotnicki 65
2. Pobeda 62
3. Mak Gj.P. 59
4. Vardar 57
5. Renova 53
6. Pelister 42
7. Napredok 39
8. Bashkimi 36
9. Sileks 35
10. Shkëndija 35
11. Bregallnica 10
12. Vëllazërimi 9

Vullnet Dauti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›