E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkëndija mposhtet në shtëpi nga Vardari i Shkupit

Nga Vullnet Dauti

Ndeshja mes Shkëndijës së Tetovës dhe Vardarit të SHkupit ishte në qendër të vëmendjës në javën e 5-të të kampionatit maqedonas. Mbi 7.000 tifozë të mbledhur në shkallët e stadiumit në Tetovë panë cudira por jo edhe gola nga skuadra tetovare që ka humbur këtë ndeshje. Futbollistët e skuadrës shqiptare humbasin disa raste shënimi para se të ndëshkohen në minutën e 20-të të ndeshjes me golin e shënuar nga Naumov, i cili duke shfrytëzuar hutinë në mbrojtjen tetovare godet me kokë dhe kalon në avantazh skuadrën maqedonase nga Shkupi. Futbollistët vendas vazhdojnë të sulmojnë, por ndëshkohen edhe një herë në minutën e 44-të nga braziliani Vandair, i cili i sjell epërsinë prej 2:0 skuadrës së Vardarit, rezultat me të cilin edhe mbyllet ndeshja. Skuadra e Renovës arriti që të marrë një pikë nga pretedenti për titullin kampion, Maqedonija e Gjorce Petrovit. Skuadra maqedonase kalon e para në epërsi me golin e shqiptarit Ismaili, por "gjipspunuesit" arrijnë të barazojnë rezultatin në fund të pjesës së parë me golin e Tolevskit. Bashkimi i Kumanovës ishte më afër fitores në ndeshjen kundër Rabotnickit pasi deri në minutën e 81-të ishte në avantazh prej 2:1. Stepanovski ka barazuar rezultatin, ndërsa ish-futbollisti i Bashkimit, Miserdovski arrin të shënojë edhe golin e fitores për skuadrën kampione të Maqedonisë në minutën e 87-të të ndeshjes .Golat për Bashkimin i shënuan Jancevski dhe Allemeroviq në minutat 53 ' dhe 71'. Vëllazërimi i Kërcovës pas fitores së javës së kaluar ndaj Shkëndijës, këtë javë kundër Sileksit arriti të shkëput një pikë. Skuadra shqiptare kalon e para në epërsi me golin e Ibrahimit në minutën e 24-të, por vetëm 5 minuta më vonë golashënuesi më i mirë i Maqedonisë, Ristiq barazon rezultatin. Rezultat e javës së 5-të. Shkëndija '79 - Vardar 0:2 Sileks - Vëllazërimi 1:1 Pelister - Pobeda 1:0 Makedonija - Renova 1:1 Rabotnicki K - Bashkimi 3:2 1. Vardari 13 2. Maqedonija 11 3. Rabotnicki 9 4. Napredok 7 5. Sileks 7 6. Pobeda 7 7. SHKËNDIJA´79 7 8. Pelister 6 9. VLLAZËRIMI 5 10. RENOVA 5 11. BASHKIMI 4 12. Bregallnica 2

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›