E Shtunë, 31 Tetor 2026

Seferi, fitore me nokaut ndaj Florin Chidicit

Nga Liridon Ibërdemaj

Florin Chidici e ka kuptuar më së miri përse Nuri Seferit i është dhënë nofka "Tajsoni shqiptar" nga mediat zvicerane. Takimi i paraparë të zgjasë 8 runda i zhvilluar në "Casino Lucien Barriere" në qytetin Montreux të Zvicrës, është ndërprerë në rundin e tretë, pasi kundërshtari i Seferit nuk ka qenë i nivelit të njejtë me shqiptarin. Boksieri rumun është rrëzuar tri herë në tre rundat e parë të duelit, me përpara se gjyqtari të ndërpresë takimin, duke i dhënë fitoren me nokaut teknik në rundin e tretë "Tajsonit shqiptar". Kjo është fitorja e 17-të dhe e 13-ta me nokaut e Nuri Seferit në ringun profesionist. Shqiptari ka zhvilluar 22 duele profesioniste të boksit prej datës 31 mars 1999, kur ka debutuar në ringun profesionist, pasi më parë kishte qenë kampion i Zvicrës në boksin amator. 29-vjecari nga Gostivari i Maqedonisë ka pësuar 5 humbje deri më tani. Disfata e parë kishte ardhur si pasojë e një lëndimi të krahut dhe Seferi ishte detyruar të dorëzojë mecin, ndërsa në dy mece të zhvilluara në Rusi ndaj Dennis Bakhtov dhe Nicolay Popov, shqiptari është ankuar në ndarjen e drejtësisë nga gjyqtarët.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›