Bushati: “Lojtarët të motivuar për fitore”

Trajneri i Shpresave, Artan Bushati, foli për mediat pas stërvitjes së fundit në Elbasan përpara ndeshjes së nesërme me Ishujt Faroe. "Jemi munduar të rrisim gjendjen morale të ekipit. Mendojmë se do të shfaqim një vlerë të mirë të ekipit. Lojtarët janë të motivuar dhe shpresojmë se do ta mbyllim këtë ndeshje me fitore", tha Bushati, i cili do të hedhë në fushë një formacion me tre ndryshime thelbësore. Shqipëria humbi ndeshjen e parë me Italinë 4-0 dhe shfaqi shumë pak nga imazhi i futbollit shqiptar.