Shkërmoqet koalicioni i Ramës - pas Milos, edhe Ndoka shpall largimin
Kryetari i PDK-së Nard Ndoka e sheh veten më pranë koalicionit të djathtë, ndërkohë që e klasifikon Edi Ramën si një politikan meskin, i cili s’di të zgjerojë aleanca apo të mbajë aleatët që ka aktualisht
Kryetari I Partisë Demokristiane Nard Ndoka, shprehet e zhgënjyer nga aleanca e deritanishme me Partinë Socialiste. Ndërsa PDK-ja tashmë e sheh veten më pranë koalicionit të djathtë, kjo edhe për vetë fizionominë e kësaj force politike.
Sipas tij, lidershipi socialist ka treguar se përmes qëndrimeve të saj, ka qenë kundër zgjerimit të koalicioneve.
Aleanca e majtë opozitare vjen gjithmonë duke u tkurrur.
Kreu i Demokracisë Sociale Paskal Milo, pak ditë më parë ka lënë të kuptohet se në qoftë se socialistët nuk ofrojnë bashkëpunim konkret për zgjedhjet politike të vitit 2013, PDS mund të bashkëpunojë me mazhorancën aktuale.
Partitë e vogla politike ndërmarrin këto lëvizje politike, duke u nisur kryesisht nga zhvillimet në reformën zgjedhore. Kreu demokristian Ndoka shprehet skeptik se propozimet e tyre, pavarësisht se janë mbështetur nga krerët e partive më të mëdha, do të merren në konsideratë.