Shkodër – Fushatë ndërgjegjësimi për kontrollet për kancerin e qafës së mitrës

TIRANË, 22 janar/ATSH/ Një përfaqësi zonjash nga bashkia e Shkodrës kanë nisur sot një fushatë takimesh, me qëllim ndërgjegjësimin e grave dhe vajzave që punojnë në ndërmarrje apo kompani të ndryshme, që të kryejnë kontrollet rutinë për kancerin e qafës së mitrës.
Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, bashkia e Shkodrës bën me dije se po organizon takime ndërgjegjësuese për kancerin e qafës së mitrës, duke theksuar rëndësinë e vaksinimit dhe kontrolleve të rregullta për parandalimin dhe kapjen e hershme të kësaj sëmundjeje.
Qëllimi i këtyre takimeve është të rrisin ndërgjegjësimin për kujdesin shëndetësor dhe rëndësinë e parandalimit. Informimi dhe parandalimi janë çelësi për një jetë të shëndetshme.
Kanceri i qafës së mitrës është një sëmundje plotësisht e parandalueshme, por vazhdon të jetë një nga shkaqet kryesore të vdekjeve nga kanceri tek gratë në mbarë botën.
Nga takimet me gra dhe vajza për fushatën ndërgjegjësuese të kontrolleve për kancerin e qafës s... 1 nga 2/r.e/a.f/