Shkodër, gjendet i vetëvarur një person
Një person është gjetur i vetëvarur në hyrjen e pallatit, në qytetin e Shkodrës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen "Naim Gjylbegu", ku viktima Esat Hallunaj, 74 vjec u gjet i varur në hyrjen e pallatit. Sipas policisë Hallunaj dyshohet të ketë qenë në gjendje depresioni, teksa ka kryer aktin tragjik, pasi vuante nga një sëmundje e pashërueshme. Ndërkaq vazhdojnë hetime nga uniformat blu për zbardhjen e plotë të rastit.