E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, arrestohet i shumëkërkuari për llogari të shtetit italian

Efektivat e Drejtorisë së Policisë së Vlorë bënë të mundur ekzekutimin e Urdhër-Arrestit ndërkombëtar në ngarkim të shtetasit të shpallur në kërkim nga Interpol Roma. I ndaluari është shtetasi shqiptar, Ilir Memo Rukaj, 34 vjec, lindur në Ersekë dhe banues në fshatin Radhimë, të rrethit Vlorë.
 

Kapja dhe ndalimi i këtij shtetasi u krye rreth orëve të drekës në një hotel në Radhimë, pasi në ngarkim të tij Gjykata Penale e Asti në Itali ka caktuar masën e sigurimit "Arrest në burg", si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “vrasje e kryer në bashkëpunim", parashikuar nga Kodi Penal Italian. Materialet procedurale i janë referuar organit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme.
 

Gjithashtu Shërbimet e Drejtorisë së Policisë Qarku Vlorë në zbatimin të Planit-Operacional të koduar "RRJETA 2" si dhe nga informacionet e marra në rrugë operative dhe mbas verifikimeve të kryera kanë bërë të mundur identifikimin, kapjen dhe sekuestrimin e dy automjeteve si dhe kane filluar procedimi penal në ngarkim të pronarëve të tyre, konkretisht:
 

1. U bë kapja dhe sekuestrimi i automjetit tip Landrover Discover me targa VL 0378 D, ngjyra e bardhë, i cili nga verifikimet e kryera ka rezultuar si i vjedhur në Bosnjë-Hercegovinë dhe ka filluar procedimi penal në ngarkim të shtetasit Edmond Fetah Mustafa, vjec 43, banues në lagjen "1 Maj", Vlorë.
 

2. U bë kapja dhe sekuestrimi i automjetit tip Mercedes-Benz me targa VL 1022 C, i cili nga verifikimet e kryera ka rezultuar si i vjedhur në Itali më datë 20.12.2003 si dhe ka fillaur procedimi penal në ngarkim të shtetasit Tahir Abaz Shega, vjec 62, banues në Vlorë

Materialet procedurale për të dy rastet e mësipërme i janë referuar organit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale "Trafikimi i mjeteve motorrike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›