Viti 2010 per Kosoven periudhe me ngjarje te furishme ne rrafshin e brendshem e ate nderkombetar
Viti 2010 per Kosoven ishte periudhe e perballjes me ngjarje te furishme si ne rrafshin e brendshem edhe ate nderkombetar. Opinioni i Gjykates Nderkombetare te Drejtesise e cila tha se pavaresia e Kosoves nuk bie ndesh me te drejten nderkombetare ishte zhvillimi me pozitiv per shtetin e ri i cili u perball nderkaq me shume probleme qe cuan ne zgjedhje te parakohshme parlamentare. Por kulmin e shenoi raporti i te derguarit te Keshillit te Evropes Dik Marti i cili hodhi akuza ndaj kryeministrit te Kosoves Hashim Thaci per perfshirje ne veprimtari te paligjshme vec tjerash edhe trafikimin e organeve njerezore.