E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbetet në burg Kostandin Xhuvani i riu vrau shokun e tij

TIRANE- Gjykata e Tiranës la sot në arrest me burg Kostandin Xhuvanin, 22 vjecarin e akuzuar per vrasjen e Alfred Musabelliut 3 pak kohë më parë në Tiranë.

I riu u vetëdorëzua dy ditë më parë polici bashke me armën me të cilën dyshohet të ketë kryer krimin. Xhuvani akuzohet të jetë autori kryesor në vrasjen e Alfred Musabelliu, ngjarje e ndodhur më 12 shkurt të ketij viti në rrugën “Ali Visha” në afërsi të Qytetit Studenti.

Ngjarja mësohet se ndodhi pas një grindje për motive të dobta. Kostandin Xhuvani sëbashku edhe me dy miqtë e tij, qëlluan mbi 22 vjecarin Alfred Musabelliu, i cili gjeti vdekjen e menjëhershme. Po atë ditë plicia arrestoi Albi Zelën, 23 vjec, dhe Donald Ymerin, 22 vjec, ndërsa u shpall në kërkim Kostandini.

Me vetëdorëzimin e 22 vjecarit, tre të rinjt të dyshuar si autorë të krimit tashmë ndodhen prapa hekurave.
(s.g/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›