E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, 35 apartamente të reja për të pastrehët

Ndërtimi i këtyre apartamenteve nga Enti Kombëtar i Banesave është pjesë e programit të strehimit me kosto të ulët, një nga katër programet e Qeverise Shqiptare për strehimin.

Ndërtimi i këtyre pallateve, u inspektua sot nga ministri i Punëve Publike, Sokoll Olldashi, i cili tha se ndërtimi i tyre është pjesë e programit që ka qeveria Berisha për t”i ardhur në ndihmë familjeve të pastreha, program i cili përfshin ato që vetë EKB investon dhe ndërton, programin me kredi të zbutur, programin e banesave sociale me qira si dhe programin për strehimin e familjeve që kanë zënë banesat e ish-pronarëve dhe që në qytetin e Shkodrës janë 605.

Olldashi, tha se përmes këtyre katër programeve synohet t’i jepet një zgjidhje denifitive problemit të strehimit në qytetin e Shkodrës dhe të zbatohen kërkesat që janë depozituar pranë bashkisë së Shkodrës për strehim. Gjatë këtij inspektimi z.Olldashi i bëri apel edhe të gjitha familjeve që banojnë në pronat e ish-pronareve që të ndjekin në mënyrë të përshpejtuar të gjitha procedurat për të përfituar kredi me interes 0% për një fat deri në 30 vjet , të zgjidhin problemin e strehimit dhe të lirojnë banesat e ish-pronarëve.

Nga ana tjetër, ai ftoi të gjithë ish pronarët që të ndjekin procesin dhe që në çdo moment të jenë në kontakt me Entin Kombëtar të Banesave. Duke iu referuar aktit normative për banesat e ish pronarëve Olldashi tha se çdo ish-pronar ka të drejtë të kontaktojë EKB dhe të kërkojë prej saj mbylljen e procedurës për nxjerrjen e titullit ekzekutiv, i cili është i pa apelueshëm në gjykatë. /Start/

                                                                                             2012-09-06 17:09
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›