Arrestohet peshëngritësi Daniel Godelli

Operacioni i organizuar nga forcat RENEA, përfundoi me sekuestrimin e dy pistoletave brenda një automjeti tip “Audi” me targa të huaja. Kjo nuk është hera e parë që Godelli arrestohet për të njëjtën arsye.
Ai përfundoi në pranga edhe dy vite më parë për posedim armësh. Godelli u bë i njohur pasi në korrik të vitit 2008, u shpall kampion i Evropës në stilin e shkëputjes për 17-vjeçar në Amiens të Francës. Policia pritet të japë detaje rreth ngjarjes. /Start/
2012-09-07 09:30