E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkoder, 4000 banore te izoluar nga debora

Ne kete fund viti, festat i kane gjetur te izoluar nga bota rreth 4 mije banore te zonave te thella malore te Qarkut te Shkodres. Reshjet e debores qe rane disa dite me pare dhe temperaturat e uleta gjate diteve te fundit kane shkaktuar bllokimin e disa fshatrave ne Malesine e Madhe, ne Shkoder dhe Puke.

Ne nje kohe kur ne te gjitha qytetet ka fluks levizjesh, ne zonat e thella malore te Qarkut Shkoder moti i ftohte dhe reshjet e debores kane bere qe njerezit te struken ne shtepite e tyre, duke kaluar festat me rezervat ushqimore qe kane mundur te sigurojne gjate veres.

Te gjitha akset rrugore nacionale qe lidhin komunat e thella malore me qytetet e qarkut jane te hapura, pervec Qafes se Thores, qe lidh Dukagjinin me Malesine e Madhe. Por problematike mbeten rruget rurale, qe lidhin fshatrat e thelle me qendrat e komunave.

Pervec bllokimit te rrugeve problem per keta banore eshte edhe mungesa e komunikimit, pasi ne keto zona mungon telefonia fikse dhe valet e telefonise se levizshme. Nje pjese e mire e fshatrave qe jane permendur me lart nuk kane fare rruge makine dhe banoreve u duhet te dalin ne qafa malesh per te kapur makinat.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›