Krishtlindjet, vijnë në jetë 29 bebe vetëm në Tirane
Nga Esmeralda Keta
Në maternitetin "Koco Gliozheni", natën e lindjes së Krishtit janë regjistruar plot 20 lindje të reja. Ndërkohë që në maternitetin "Mbretëresha Geraldinë", kanë ardhur në jetë 9 vogëlushë
Kanë ardhur në jetë në një ditë shumë të veçantë. Plot 29 vogëlushë kanë lindur gjatë natës së Krishtlindjeve në të dy maternitetet në Tiranë. Ndërkohë që spitalet tona, po përballen me një fluks të madh rastesh gjatë këtij fundviti, që shkojnë për të marrë ndihmën e specializuar mjekësore. Gjendja më alarmante është regjistruar te Kardiologjia dhe Pediatria e QSUT-së, ku pacientët janë detyruar të marrin ndihmën mjekësore në karrige, pasi janë mbaruar shtretërit.
Lindjet e reja
Në maternitetin "Koco Gliozheni", natën e lindjes së Krishtit janë regjistruar plot 20 lindje të reja. Sipas drejtoreshës së këtij materniteti, Rubena Moisiu, bebet e prosalindura kanë qenë 10 vajza dhe 10 djem. Ndërkohë që në maternitetin "Mbretëresha Geraldinë", po në këtë natë të veçantë për të gjithë besimtarët kristianë, kanë ardhur në jetë 9 vogëlushë. Në fakt këta vogëlushë, do të marrin edhe disa dhurata. Kështu bashkia e Tiranës ka vendosur që për çdo bebe që lind të japë një shpërblim prej 5 mijë lekësh të reja, dhe po kaq u jep edhe qeveria të gjithë prindërve që lindin fëmijë në mbarë vendin. Një nismë e tillë është marrë së fundmi edhe nga shoqata "Zero Pozitiv Publicis", e cila do të dhurojë "pakon e mirëseardhjes" për të gjithë të porsalindurit, e cila përveç broshurave informative për nënat e reja, do të përmbajë edhe edhe produkte të domosdoshme për foshnjen, si peceta të lagura, vaj, krem pudër, shampo sapun e shumë të tjera. Sipas statistikave, në vendin tonë ka 35 mijë lindje në vit dhe këto pako do të jenë 2500 deri në 3000 në muaj dhe do të shpërndahen për çdo foshnje të lindur, nën kujdesin e Ministrisë së Shëndetësisë.
Kardiologjia
Po ndërkohë që për lindjet e fëmijeve janë marrë një sërë nismash lehtësuese, për ata që preken nga sëmundjet e ndryshme në këto pragfestash gjithçka është shumë më e vështirë. Kështu një ndër shërbimet më të populluara në këto ditë ka qenë ai i Kardiologjisë në Qendrën Universitare Spitalore "Nënë Tereza". Në këtë shërbim, ka pasur një fluks të madh pacientësh, kjo për shkak të temperaturave të ulëta që ndikojnë në shtimin e atyre që preken nga aritmia apo hipertensioni. Numri i personave që kanë mbërritur për të marrë ndihmën e specializuar mjekësore ka qenë aq i lartë, saqë mjekët e urgjencës së Kardiologjisë në QSUT, kanë dhënë alarmin se nuk kanë shtretër ku të vendosin pacientët. Përballë këtij fluksi të madh pacientësh, që i kalon 100 persona në ditë, mjekët janë detyruar t'i ulin të sëmurët në karrige, për të marrë mjekimet. Kjo situatë ka ardhur si pasojë e numrit të madh të personave, që kanë nevojë për shtrim në repartin e Kardiologjisë, por që për mungesë vendesh qëndrojnë të shtruar në shërbimin e Urgjencës. Madje ka raste kur pacientët qëndrojnë deri në 10 ditë në urgjencë, pasi në pavijonin e shtrimeve nuk ka shtretër të lirë. Duke mos pasur mundësi që kjo kategori të shtrohet në pavijon, bën që urgjenca të mbipopullohet së tepërmi dhe ata që vijnë në urgjencë nuk kanë se ku të qëndrojnë. Drejtuesit e këtij shërbimi kanë kërkuar edhe ndihmën e drejtorisë së QSUT-së, për të zgjidhur këtë problem, pasi sipas tyre kjo është një situatë mjaft shqetësuese. Ndërkohë që i menjëhershmë ka qenë reagimi i drejtorisë së QSUT-së që ka urdhëruar kalimin e pacientëve të shtruar, që qëndrojnë në shërbimin e Urgjencës në pavionet e tjera të QSUT-së, deri sa në repartin e Kardiologjisë, të ketë vende bosh. "Në bazë të këtij urdhëri, pacientët që do të kalojnë në pavione të tjera, ku ka vende bosh, do të vizitohen nga mjekët përkatës të Kardiologjisë për të parë ecurinë e sëmundjes dhe do të rikthehen në pavijonin e Kardiologjisë sapo të ketë vende bosh", - ka shpjeguar zëdhënësi i QSUT-së, Alvi Bajramaj.
Pediatria
Një tjetër pavijon i mbipopulluar këta ditë ka qenë edhe ai i Pediatrisë. Me qindra pacientë të vegjël vijnë çdo ditë në këtë pavijon për të marrë mjekimin e duhur. Numri i fëmijëve shkon deri në 180-200 fëmijë në ditë që i drejtohen urgjencës së Pediatrisë, shumica me temperaturë. Mjekët e këtij shërbimi shpjegojnë se pjesa më e madhe marrin vetëm një mjekim dhe dërgohen në shtëpi, një pjesë tjetër marrin serum dhe vetëm një pjesë fare e vogël e tyre shtrohen në spital. Sipas tyre, shkak i këtij numri në rritje të pacientëve që shkojnë për të kërkuar ndihmën mjekësore lidhen me ndryshimet e shpeshta të temperaturave dhe virozave të shumta që qarkullojnë në këtë periudhë. Sipas mjekëve kjo nuk është një situatë alarmante, por nuk harrojnë të këshillojnë prindërit e të vegjëlve që të mos neglizhojnë asnjë shenjë, pasi, nëse nuk ndiqen, mund të bëhen shkak për komplikacione shumë të rënda.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)