E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi: Do konsultohem per ligjin e dosjeve

Presidenti i Republikes, Bamir Topi ka preferuar te mos beje komente lidhur me miratimin e ligjit te dosjeve nga mazhoranca parlamentare.

Ne nje interviste ne emisionin “Top Story” ne TCH, Topi eshte shprehur se mund te flase vetem permes dekretit, pasi ligji te kete mbritur ne Presidence.

“Duhet te tregohem i kujdesshem per te mos paragjykuar asgje, sepse me takon te flas me dekret. Deri ne kete moment ligji i miratuar ne Kuvend nuk ka ardhur ne zyren e presidentit, por qe ne ditet e para, ne te gjitha temat e kesaj natyre, une jam shprehur per domosdoshmerine e hapjes se dosjeve”, ka deklaruar Topi.

Kreu i shtetit e ka vleresuar si dicka te domosdoshme hapjen e dosjeve, pasi sipas tij nje person qe merr poste zyrtare duhet te kete nje te kaluar te paster.

“Gjithmone kam qene i parimit se njerezit qe duan te marrin pozicione publike, qe influencojne ne vendimmarrje, patjeter duhet te kene nje te kaluar te paster”, ka pohuar Topi, i cili ka perkrahur ligjin e firmosur nga ai vet ne 2006-en, nderkohe qe per ligjin e sotem ka kerkuar kohe per t’u konsultuar.

“Dokumenti i firmosur nga une ne 2006-en ka qene i hartuar mjaft mire dhe i qendroj atij varjanti edhe per definicion perderisa e kam nenshkruar. Ndersa sot duhet te marr kohen e duhur per te ushtruar kompetencat kushtetuese duke u konsultuar”, ka nenvizuar Topi.

I pyetur se si do te veproje me ligjin pas kritikave te shumta te SHBA dhe BE, kreu i shtetit ka theksuar se ceshtja do te shihet ne drejtimin e duhur. “SHBA kane qene nje aleat dhe mbeten aleati jone kryesor. Kjo eshte nje ceshtje qe do te diskutohet ne sensin e duhur”, eshte shprehur Topi, i cili e ka cilesuar si “te vonuar” miratimin e ligjit.

“Ceshtja e hapjes se dosjeve ndoshta eshte edhe e vonuar. Gjithmone ka pasur tentativa per t’i hapur e per t’i mbyllur dosjet dhe besoj se eshte e vonuar. Nuk duhet te diskutohet pas 18 vjetesh, por duhet te ishte diskutuar me pare”, ka shtuar Topi.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›