Festat, Prokurorët te pakenaqur me shpërblimet
Nga Klodiana Lala
Një pjesë e proku-rorëve, dhe kryesisht drejtuesit, janë shpërblyer me nga një pagë mujore. Por, pjesa tjetër ende nuk ka marrë asnjë qindarkë dhe nuk janë të sigurt nëse para festave të fundvitit do të shpërblehen
TIRANE-Diferencohen prokurorët në shpërblimet për festat e fundvitit. Burime pranë Pro-kurorisë së Tiranës pohojnë se shumë nga përfaqësuesit e akuzës kanë shprehur pakënaqësi për ndarjen e shpërblimit këtë vit. Një pjesë e proku-rorëve, dhe kryesisht drejtuesit, janë shpërblyer me nga një pagë mujore. Por, pjesa tjetër ende nuk ka marrë asnjë qindarkë dhe nuk janë të sigurt nëse para festave të fundvitit do të shpërblehen, sikurse kolegët e tyre. "Flitet që do të marrim shpërblim nga 100 mijë lekë të vjetra, por deri më tani nuk është dhënë ky shpërblim", - thotë një nga prokurorët, i cili më tej thekson se një pjesë e kolegëve dhe drejtuesit kanë futur në xhep lekët e shpërblimit. Nuk dihet nëse ky "diferencim" është thjesht një vonesë normale e punës në institucionin e akuzës kryeqytetase, apo pjesa tjetër e prokurorëve nuk janë në listën e shpërblimeve.
Pakënaqësitë
Kur kanë mbetur edhe gjashtë ditë nga dita e ndërrimit të viteve, shumë nga prokurorët e organit të akuzës kryeqytetase nuk kanë marrë shpërblimin për festat. Në të njëjtën kohë, disa prej kolegëve të tyre, si dhe shefat e prokurorisë janë shpërblyer me nga një pagë mujore. "Një pjesë e prokurorëve janë shpërblyer, por jo të gjithë", - tha një burim nga Prokuroria. Një gjë e tillë ka shkaktuar pakënaqësi në radhët e prokurorëve, të cilët më shumë sesa një vonesë, e shohin si një diferencim jo normal. "Shpërblimet për një pjesë janë ndarë", - u shpreh një tjetër prokuror. Një nga drejtuesit e Prokurorisë së Tiranës, i kontaktuar ne telefon nga "GSH", tha se nuk mundej të jepte përgjigje nëse janë shpërndarë shpërblimet për të gjithë prokurorët. "Nuk kam informacion dhe nuk mund të të sqaroj në lidhje me shpërblimet, pasi me këtë çështje merret financa. Duhet të lidheni me financën për të parë listën dhe vetëm aty mund të saktësohet gjithçka", - tha drejtuesi. Ka gjasa që shpërblimet të shpërndahen në këto pak ditë që na ndajnë nga festat e fundvitit, dhe nëse një gjë e tillë nuk ndodh, pakënaqësia mes prokurorëve do të jetë mjaft e madhe.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)