E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, 51 vjecari ekzekutohet me armë zjarri, arrestohet autori

SHKODER- Një vrasje me armë është shënuar mesditën e sotme në fshatin Trush të komunës Bërdicë, në afërsi të qytetit të Shkodrës.

51 vjecari Sabah Ramadani ka mbetur i vdekur në vend, pasi është qëlluar me armë zjarri në fshatin ku banonte.

Burime nga policia bëjnë të ditur se kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të krimit, shtetatist Fadil Mehmetaj, 48 vjeç, lindur e banues në fshatin Mushan, Komuna Dajç.

Pas identifikimit të autorit shërbimet e Drejtorisë së Policisë së Shkodës, në bashkëpunim me forcat e Repartit te Ndërhyrjes së Shpejtë Shkodër, me ndihmën dhe të dy helikopterëve dhe mjeteve lundurese, bënë të mundur rrethimin e zonës ku dyshohej se ishte fshehur shtetasi Fadil Mehmetaj dhe pas negociatave të bëra me familjarët e autorit të krimit, është bërë e mundur, që pas pak orësh, autori të vetëdorëzohej.

Policia sqaron se nga hetimet e kryera rezultoi se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti të çastit, për motive të dobëta, mes viktimës dhe autorit.

(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›